Autonomia spitalore, Alimehmeti: E kundërta e shëndetësisë falas, spitalet private kanë krijuar monopol dhe diktojnë çmimet

9 months ago 36

Dr. Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus e konsideroi ligjin për autonominë spitalore si të kundërtën e shëndetësisë falas. Ai theksoi se shëndetësia në Shqipëri është mjaft e kushtueshme për qytetarët, teksa autonomia spitalore do të bënte që kostoja të rritej edhe më shumë.

“Autonomi spitalore bie ndesh dhe është e kundërta e shëndetësisë falas. Duke qenë se është po i njëjti kryeministër që mbronte shëndetësinë falas dhe është po i njëjti kryeministër që tani deklaroi autonominë spitalore për të ardhmen. Në radhë të para duhet dhënë arsyetim se përse tha shëndetësi falas se nuk ekziston dhe edhe pse tha shëndetësi falas del OBSH dhe thotë se 60% e parave paguhen nga xhepat e shqiptarëve për shëndetësinë”,tha ai se kjo shifër vjen në rritje. “Mjekësia është një fushë që bëhet me njerëzit për njerëzit, që do të thotë pikë kyçe janë burimet njerëzore nuk është llaçi, tullat e me radhë, janë njerëzit, imazheristët, infermierët, etj”, shtoi ai.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se ‘barra financiare’ do të bie e gjitha mbi qytetarët. Ai theksoi se Shqipëria ka buxhetin më të ulët për shëndetësinë në të gjithë Europën, gjë e cila pamundëson arritjen e standardit për të krijuar autonomi spitalore.

“Punë e denjë, pagë e denjë, asnjë nga ne s’ka qejf të bëjë dy punë”, tha ai duke nënvizuar se puna jashtë orarit do jetë një tjetër element i rëndësishëm.

Ai theksoi po ashtu se spitalet private kanë krijuar monopol dhe diktojnë çmimet për qytetarët.

“Sidomos në kushtet ku ne mjekë kemi shumë pak dhe në shumë fusha kanë monopol se është një grup njerëzish dhe është një monopol dhe të kontrollon dhe çmimet ai privati”, shtoi ai./vizionplus.tv/

Read Entire Article