Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare.
Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar të renë për motive të dobëta në banesë.
Policia ka vënë në pranga shtetasit A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari).
“ Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak./vizionplus.tv