GREQI -Babë e bir ndodhen në një situatë “QRMIQËSORE” në Aliveri të Volosit, pasi kanë mosmarrëveshje për trashëgiminë.
Ata kanë përfunduar në sallën e gjyqit.
Babai 53-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me tenxhere djalin e tij 37-vjeçar brenda shtëpisë së tyre dhe e ka goditur në fytyrë dhe kokë.
Më pas nën kërcënimin e thikës i ka marrë celularin me vlerë 1000 euro dhe 620 euro cash.
Djali ka bërë padi dhe 53-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për rrahjen dhe grabitjen me thikë të fëmijës së tij dhe mbi të rëndojnë akuzat “sulm në familje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”.
53-vjeçari tha se fajtore për gjithçka është nusja e të birit, e cila kërkon prona dhe ndikon te 37-vjeçari./vizionplus.tv