Ish-fermerja dhe këngëtarja e njohur Baby G së fundmi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku na tregon se vazhdon një miqësi me Dijonis Bibën.
Teksa ka dëgjuar këngën e Dijonisit, këngëtarja ka dhe një kërkesë për të.
“Ne kemi nevojë për më shumë muzikë nga ty“, shkruan ajo krah videos.
Kujtojmë se Baby G dhe Dijonisi gjatë qëndrimit në fermë u përfolën për një histori dashurie me njëri-tjetrin, por dy ish-fermerët e mohuan se mes tyre kishte ndjenja.
Ata theksuan se mes tyre kishte një miqësi shumë të mirë, por ngacmimet na tregonin tjetër gjë. Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur një marrëdhënie më shumë se shoqëri pas mbylljes së fermës. /vizionplus.tv