Balla do të vlerësojë me nota drejtorët e policisë dhe shefat e komisariateve

9 months ago 24

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pritet të nisë një tur takimesh nëpër drejtoritë e Policisë në qarqe për të bërë analizën e punës së secilës.

Pritet që analiza e parë të bëhet për Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku pas raportimit çdo drejtues policie apo shef komisariati do të vlerësohet edhe me një “notë” për punën e bërë.

Gjatë javëve të fundit kanë ndodhur disa krime të rënda në vend, gjë për të cilën Balla ka reaguar edhe më herët duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga krerët e policisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article