Basha akuza Rithemelimit dhe Metës, Kulluri: Kushdo që është nën hetim të përballet me drejtësinë. Ridërgimi i “Xhaçkës” në Kushtetuese pazar

6 months ago 21

44 deputetë të opozitës kanë goditur për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Opozita kërkon nga Kushtetuesja të saktësojë se cilat janë kompetencat e parlamentit, cilat kompetenca i përkasin Gjykatës dhe të urdhërojë Kuvendin për dërgimin në Gjykatë të mandatit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Ankimimin e kanë firmosur edhe dy deputetë që mbështesin Lulzim Bashën, Ori Nebiaj e Eralda Bano. Por vetë Basha ka dalë kundër ridërgimit të kësaj çështje në kushtetuese. Sipas Bashës në këtë rast opozita duhet të ndërmerrte një aksion të fortë në parlament

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike. Sipas Kullurit, ridërgimi i çështjes së mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese është pazar. Kulluri komentoi edhe deklaratat e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe theksoi se kushdo që është nën hetim nga SPAK, ka vetëm një rrugë, të përballet me drejtësinë.

Intervista e plotë:

-Sipas jush çuarja në Gjykatën Kushtetueze është pazar. Cili do të ishte ky pazar?

Kulluri: Që të dy palët janë pazar është e qartë. Përderisa kanë prishur komisionin e Refomrës Zgjedhore…janë ulur të bëjnë dy komisione hetimore, një gjysmë komisioni në fakt, se ¾ e hetimit po ndiqet nga SPAK edhe kjo është për t’i hedhur hi syve njerëzve. Kjo është e gjitha një fasadë, ne këtu kemi qenë të qartë. Të mos jesh fasadë do të thotë t’i qëndrosh gjërave të tua. Ne i kemi qëndruar listave të hapura, votës së emigrantëve, Reformës në Drejtësi dhe nuk e kemi sulmuar siç bën Rama, Berisha, Basha. Deputetët tanë e kan çuar një herë në Kushtetuese, këto janë filma që bëjnë të dyja palët.

-Sipas asaj që shikoni ju, PD zyrtare ka një tkurrje? Çfarë efekti kanë këto qëndrime që ju mbani në kuptimin e arritjes së elektoratit, të ngritjes së imazhit në elektorat?

Kulluri: Nuk e di nëse ka tkurrje apo jo. E vëreta është që gjithë ndarja, gjithë spiralja e politikës, ka qenë e shtirur sepse Berisha ka qenë përgjegjës për të gjitha rezultatet e dobëta të opozitës. Mbështetja që ne i kemi dhënë SAPK nuk është e vogël.  Të jesh në një linjë opinioni me qytetarët është korrekte nga ana jonë dhe do reflektohet në rezultatin zgjedhor.

-Ditët e fundit është aktivizuar fuqishëm Ilir Meta me deklarata, premtime. Si opinionist si e shikoni këtë lëvizje të tij?

Kulluri: Deri tani kemi pasur tre premtime për të thyer Edi Ramën. Kjo betejë nuk është për Edi Ramën. Rama nuk ka një betejë me PD, as me DASH, por e ka betejën me ligjin. Beteja me ligjin nuk fitohet. Çdo njeri që hetohet, gjykohet apo merret nën hetim nga SPAK, ka vetëm një rrugë, të përballet me drejtësinë./vizionplus.tv

Read Entire Article