Basha: Misioni ynë të çojmë zullumin në opozitë

9 months ago 25

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të PD të degëve 8 dhe 2, ka theksuar se demokratët janë qendresëtarë, dhe arritën t’i rezistojnë vrullit të baltës dhe shpifjeve.

Sipas tij sot kemi përballë autokracinë e mbështetur nga pakica dhe demokracisë që mbështet nga shumica e shqiptarëve.

Ai theksoi se PD është një forcë proamerikane dhe ajo do të vijojë misionin e saj qendrestar duke luftuar deri sa të çojë këtë pakicë në opozitë.

Ju faleminderit që morët pjesë në procesin e ringritjes së demokratëve. Është më të vërtetë një kohë e vështirë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Është një kohë plot me sfida për mbarë globin. Ajo që përvijohet si një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës është gjeneza e një lufte mes autokracisë dhe demokracisë. Kjo luftë po zhvillohet kudo, jo me armë, por me armë të ftohta në çdo rrugë në çdo qytet dhe këtu në Shqipëri. Është beteja e një pakice që e do Shqipërinë nën kontrollin e një grupi njerëzish që menaxhojnë pasuritë e vendit dhe pushtetin politik,. Synimi është i qartë pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve t’i kontrollojë një pakicë, kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë atë për veten e tyre, kjo nuk ka lidhje me demokracinë, është më afër diktaurës, por e një tipi të ri, kështu e duan Shqipërinë, pa drejtësi, pa prona, pa dëmshpërblim, pa kujtesë historike. Për këtë arsye e deshën Shqipërinë edhe pa PD-në, por këtë ja ndalua ju. PD është këtu falë jush, si ëndërr , si aspiratë, si objektiv europianist, rruga që kemi përpara nuk është e lehtë, është e përpjetë. Në këtë rrugë oligarkia ekonomike dhe mediatike, janë sulur duke i trajtuar njerëzit si dele, si qentë e staneve aty ku mund t’i kontrollojnë. Jashtë vathës, jashtë sistemit ju dalin demokratët e vërtetë. Kjo është arsyeja e egërsisë së tyre ndaj nesh. Ne nuk jemi si ata, ne nuk ndajmë me ta vlerat tona, ata nuk kanë lidhje me vlerat tona. Për ta justifikimi me çdo kusht për pasurinë e tyre është refreni i përditshëm, për ne dhembshura për qytetarët, përgjegjësia për t’i dhënë zgjidhje halleve. Ne besojmë te ëndrra te e mira për çdo shqiptar. Kush e tha që betejat politike në shoqëri fitohen nga më të fortët, po të ishte kështu Europa sot do të ishte gjysma naziste dhe gjysma komuniste, por nuk është kështu. Beteja fitohet nga më të vendosurit, dhe demokratët kanë treguar vendosmëri, duke mos u përkulur para ortekut, që shpesh herë shkaktoi dhe psikozat e shpifjeve, baltës, sulmeve, intimidimit vetëm pse qëndruam para asaj që besojmë, që PD ka kuptim vetëm si parti perëndimorë. Misioni ynë është që ne nuk do tu japim qetësi kësaj pakice deri sa t’i çojmë në opozitë”, tha Basha.

Read Entire Article