Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama risjell shkrimin e Zërit të Popullit në 1954 për vizitën e Hrushovit: Dikur ishim vend strategjik i Rusisë, sot…

6 months ago 22
Reklamë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë me një shkrim të gazetës “Zëri i Popullit”, fiks 70 vjet më parë, teksa vendin e vizitonte udhëheqësi sovjetik, Hrushovi.

“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zërit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin”, tha Rama.

Sipas tij “në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë”.

“Shqipëria gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me respekt aleatët e saj dhe partnerë, në një aleancë që është së pari aleancë vlerash për garantimin e paqes. Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh, arriti të përfundojë. Këtu me ne janë miq, aleatë. Falënderoj ministrin e Mbrojtjes së Italisë, që ka ardhur me disa avionë me vete. Falënderoj miqtë turq, që për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj dekade. Një bazë, që është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që e dimë është jo pak i rrezikuar nga Federata Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti është vazhdim i rritjes së flotës sonë ajrore.

Falenderoj banorët e zonës, për durimin që kanë treguar. Uroj që kjo bazë të sjellë për ta, mundësi të reja punësimi.

E fundit, dua t’i shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuan, duke nisur nga aleatët tanë të NATO-s, me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re, do të shoqërohet në vitet në vijim, nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano. Jemi besimplotë se së shpejti do t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës. Urim për shëndet të gjitha Forcave tona të Armatosura, që dita ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare”.

Top Channel

Read Entire Article