Begaj takohet me Presidenten e Komisionit Evropian: Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE në fokus të diskutimeve

2 hours ago 25

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është takuar ditën e sotme me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Presidenti Begaj, përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje nga takimi.

Begaj thotë se me Presidenten e KE-së diskutuan për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në Be.

Begaj: I lumtur të takohem me Presidenten Ursula Von der Leyen e të shkëmbejmë në një diskutim të hapur pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE.  Mirënjohje, Presidente Von der Leyen, për përkushtimin tuaj personal për përshpejtimin e procesit të hapjes së të gjithë kapitujve për Shqipërinë deri në fund të vitit 2025! Do të bëjmë gjithçka që t’i përgjigjemi aspiratës së shqiptarëve për anëtarësimin e plotë në BE.

Presidentja e Komisionit Europian do të vijojë turin në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, një ditë më parë Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Ajo tha se brenda 2025 të gjithë grupkapitujt mund të hapen.

Presidentja e KE shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, por vlerësoi punën e reformave, veçanërisht ajo në drejtësi.

Vizita e Von der Leyen është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. /vizionplus.tv

Read Entire Article