Gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.
Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e ambasadës./vizionplus.tv