Beqaj del nga SPAK: Kam ardhur me ndihmën e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz…

9 months ago 26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dëshmoi për gati tre orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ish-ministri u pyet sërish për koncesionin e sterilizimit, në kohë kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

“Edhe sot u paraqita në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. Kam qenë në dispozicion të hetimeve. Sot vazhduam me pyetjet për sterilizimin. Diskutuam dhe për gazin, madje dhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderit”.

Beqaj komentoi edhe makinën, që është hetuar nga SPAK si mjet i përfituar nga korrupsioni dhe i deklaruar në mënyrë të rreme në emër të shtetasit Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt në SASPAC. Para gazetarëve, Beqaj tha se nuk ka fare leje drejtimi dhe në SPAK vjen me avokatin e tij.

“Kam ardhur me ndihmën e avokatin, me automjetin e famshëm luksoz, të parkuara aty. Lidhjen time me Ermalin e kam thënë. Unë nuk di t’i jap makinës, s’kam leje drejtimi”, u shpreh ai.

Top Channel

Read Entire Article