Rrëzimi i avionit në SHBA, konfirmohet vdekja e dy pilotëve

3 hours ago 23

Marina amerikane të dielën zyrtarisht deklaroi të vdekur dy pilotë të zhdukur pasi një avion u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në fillim të javës së kaluar në një zonë malore në shtetin Uashington.

“Me zemër të rëndë ndajmë lajmin për humbjen e dy pilotëve tanë të dashur”, tha oficeri i Forcave Ajrore të SHBA, Timothy Warburton. Prioriteti tani është të ofrohet kujdes dhe mbështetje për familjet e tyre, shtoi ai.

Avioni, i tipit EA-18G Growler, u rrëzua të martën e kaluar në lindje të malit Rainier.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kryen një operacion për të lokalizuar vendin e rrëzimit dhe ekuipazhin, duke përfshirë një helikopter të aviacionit detar.

Të mërkurën e kaluar, zyrtarët konfirmuan se rrënojat e avionit ishin në një lartësi prej rreth 1800 metrash në një zonë të izoluar. Shkaku i rrëzimit është nën hetim. /vizionplus.tv

Read Entire Article