Përfshihet nga flakët banesa pranë Gjykatës së Burrelit, humb jetën 41-vjeçarja

2 hours ago 11

Një banesë dy katëshe në qytetin e Burrelit është përfshirë nga flakt ditën e sotme.

Mësohet se flakët përfshinë një shtëpi e cila ndodhet përballë ish-gjykatës së Matit rreth orës 10 të kësaj të hëne.

Si pasojë e zjarrit të përhapur me shpejtësi mësohet se ka humbur jetën Fetie Cani rreth 41 vjeçe.

Kjo e fundit ka qenë e paralizuar dhe nuk ka mundur dot të dalë nga shtëpia, ndërsa nëna e saj ka arritur të largohet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Matit dhe policia ku kanë nisur hetimet për rastin në fjalë./vizionplus.tv

Read Entire Article