Rama dhe ministrat me pensionistët, Malaj: Ka ardhur koha të adresojmë çështjen e rritjes së pensioneve, synojmë krijimin e një skeme të qëndrueshme

2 hours ago 21

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se në këtë fazë, kur ekonomia po merr një formë gjithëpërfshirëse, pensionistët nuk duhet të mbeten të papërfshirë.

Rama: Sot do të hapim një debat, diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet për të adresuar një detyrim dhe natyrisht edhe një kërkesë legjitime të vazhdueshme që në këtë fazë kur ekonomia jonë ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse, pensionistët të mos mbeten të papërfshirë në këtë rreth të zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia. Ndërkohë të tjerët kanë sot paga shumë më të larta se sa kishin kur ne filluam këtë përpjekje.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se indeksimi me 4.1% i pensioneve nuk ka të bëjë me skemën e re që qeveria dëshiron të krijojë për pensionet. Sa i përket bonusit të fundvitit, i cili mendohet se do të jetë më i lartë se 5 mijë lekë, Malaj tha se synon që të lehtësojë sadopak barrën financiare të pensionistëve.

Malaj: Ka ardhur koha të adresojmë çështjen e rritjes së pensioneve. Unë dhe minsitri Gonxhe jemi angazhuar për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Ky bonus është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare që ju keni dhe synon të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë., ne synojmë të krijojmë një skemë pensionesh më të qëndrueshme, e cila do të sigurojë pensione më të larta. Çështja e indeksimit me 4.1% nuk ka të bëjë me skemën që duam të bëjmë ne. 4.1% është një detyrim ligjor i cili ka të bëjë me indeksimin e rritjes së çmimeve të vazhdueshm, e nuk ka të bëjë me skemën që jemi duke riparë. Çështja e pensioneve është një çështje që na prek të gjithëve pa dallim dhe meritontë kemi një qasje të drejtë ndaj pensioneve. Qeveria Rama është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve./vizionplus.tv

Read Entire Article