SHBA vendos sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore në Izrael

3 hours ago 18

Ushtria amerikane ka dërguar sistemin e saj të avancuar të mbrojtjes raketore THAAD në Izrael dhe ai tani është në vend, tha sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

THAAD është një pjesë kritike e sistemeve të mbrojtjes raketore me shumë shtresa të forcave amerikane dhe i shtohet sistemet tashmë të shkëlqyera të mbrojtjes raketore të Izraelit.

“Sistemi THAAD është në vend”, vuri në dukje Austin, duke folur me gazetarët përpara se të mbërrinte në Ukrainë sot.

Sekretari amerikan i mbrojtjes nuk pranoi të thoshte nëse sistemi i avancuar i mbrojtjes raketore është funksional, por shtoi: “Ne kemi aftësinë për ta vënë atë në funksionim shumë shpejt dhe jemi në plan për sa i përket pritshmërive tona”.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se vendosja e THAAD, së bashku me rreth 100 trupa amerikane, synon të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit, i cili po shqyrton se si t’i përgjigjet Iranit pasi Teherani hodhi më shumë se 180 raketa në Izrael më 1 tetor. /vizionplus.tv

Read Entire Article