Dy burra rrahin gratë, 38-vjeçari dhunon babanë në Tiranë

2 hours ago 17

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërsa një 38-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read Entire Article