Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i gjen lëndë narkotike gjatë kontrollit në shtëpi

3 hours ago 15

Një 26-vjeçar shqiptar është arretsuar në zonën e Santa Croce bashkë me një 22-vjeçare nga Firence, me akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike.

Gjatë një operacioni për të luftuar krimet e lidhura me drogën, oficerët e Komisariatit të Policisë Rifredi dhe Policisë Bashkiake të Firences ndaluan për një kontroll rutinë të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimore nga një shofer transporti.

Por, dyshohet se i riu u ka rezistuar me forcë policëve, duke i shtyrë me dhunë dhe duke i goditur vazhdimisht me bërryla.

Pavarësisht gjithçkaje, oficerët (dy prej të cilëve kanë pësuar edhe mavijosje të lehta me prognozë disa ditore) e kanë neutralizuar të riun dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë e të riut në zonë, ku kanë gjetur edhe partneren e tij.

Pas kontrolleve të mëvonshme, oficerët e rendit gjetën mbi 7 kg drogë midis dhomës së gjumit dhe dhomës së ndenjes, kryesisht hashash, por edhe kokainë e marihuanë, së bashku me një peshore precize dhe një makinë vakum, që dyshohet se përdoret për paketimin e dozave që do të shiteshin me pakicë.

Të rinjtë u arrestuan të dy nën akuzën e posedimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe në pritje të vleftësimit të masës së sigurimit, me urdhër të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Firences. /vizionplus.tv

Read Entire Article