Fundoset varka me emigrantë në ujërat greke, dy të vdekur

3 hours ago 16

Dy trupa, një grua dhe një burrë, u nxorën nga zona detare në veri të Samos në Greqi, pas fundosjes së një varke që transportonte emigrantë.

Sipas Rojës Bregdetare, 22 të huaj janë shpëtuar nga zona detare ku ndodhi ngjarja, ndërsa dy trupat janë nxjerrë nga oficerët në një anije në det të hapur dhe do të transportohen në portin e Samos.

Kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur vazhdojnë me dy mjete të Gardës Bregdetare, një varkë private dhe një helikopter të Forcave Ajrore. /vizionplus.tv

Read Entire Article