E veja e Navalny-t synon të kandidojë për presidente në Rusi: Kundërshtari im politik është Vladimir Putin

2 hours ago 16

E veja në mërgim e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, synon të kandidojë si kandidate presidenciale në vend pasi të përfundojë epoka e Putinit, tha Navalnaya në një intervistë me BBC.

Navalnaya u përfshi në korrik në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” dhe e di se rrezikon arrestimin nëse kthehet në shtëpi ndërsa Presidenti Putin është ende në pushtet, kujton BBC, duke theksuar se kërcënimi i Moskës nuk është pa pasoja.

Burri i saj, kritiku më i zëshëm i Presidentit Putin, u dënua me 19 vjet për ekstremizëm – akuza të konsideruara të motivuara politikisht – dhe vdiq në shkurt në një koloni penale në Rrethin Arktik.

“Kur të vijë koha, unë do të marr pjesë në zgjedhje…si kandidate”, tha ajo në një intervistë në Londër.

“Kundërshtari im politik është Vladimir Putin. Dhe unë do të bëj gjithçka për të rrëzuar regjimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo. /vizionplus.tv

Read Entire Article