Futbollistët e Barcelonës kanë mposhtur me rezultatin 5-1 Sevillan në fushën e tyre, në ndeshjen e xhiros së 10-të të kampionatit spanjoll.
Golashënues të dyfishtë ishin Robert Lewandowski me gola në minutën e 24-të nga penalltia dhe në minutën e 39-të dhe Pablo Torre në minutën e 82-të dhe 88-të. Një gol ka shënuar edhe Pedri në minutën e 28-të.
Golin e vetëm për Sevillan e shënoi Stanis Idumbo në minutën e 87-të.
Barcelona është e para në tabelë me 27 pikë, tre më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
Sevilla pësoi humbjen e katërt dhe është e 13-ta në tabelë me 12 pikë. /vizionplus.tv