Arrestimi i ish-deputetit socialist, Krashi: Politika është për të shërbyer, jo për tu pasuruar

3 hours ago 13

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Psaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së bashku me të u arrestua edhe Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Deputeti socialist Lavdrim Krashi, i ftuar në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus tha se Reforma në Drejtësi po jep rezultate, pasi dikur ka ekzistuar kultura e mosndëshkimit për personat që kanë pasur pushtet. Sipas tij, politika nuk është për tu pasuruar por për të shërbyer, gjë e cila është keqkuptuar në vendin tonë.

Krashi: Në Shqipëri ka ekzistuar kultura e mosndëshkimit ndaj njerëzve të cilët kanë pasur lidhje dhe aq më tepër ata që kanë pasur pushtet. Për mua duhet që të gjitha partitë politike të bëjnë përpjekjet maksimale që të kenë përfaqësues, njerez me integritet..politika nuk është për tu pasuruar, politika është për të shërbyer, ky është roli i politikës. Në vendin tonë është keqkuptuar. Shqipëria ka nevojë për shumë rregullime ligjore, por rregullimi kryesor ligjor është që të zbatojmë ligjin që kemi., pra një ligj që të zbatojmë ligjet që kemi. Ne kemi ligjin për financimin e partive politike, mund të mos jetë perfekt…e shikoni çfarë po ndodh në fushatën elektorale në SHBA, çdo para deklarohet. Në Shqipëri nuk kam evidencë të them që nuk deklarohet, por… Akuza ndaj Çyrbjas nuk do të thotë fajësi. Mund të thuhet gjithçka, por do të vërtetohet përmes procedurave ligjore. Jemi në kushtet kur Çyrbja ëhstë i pafajshëm derisa provohet si i tillë.

Disa figura politke në PS tashmë kanë rënë në pranga për akuza të ndryshme. Deputeti Krashi thotë se kjo është pozitive, pasi po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Krashi: Unë e shikoj si shumë pozitive sepse ka sjellë një fund ndaj pandëshkueshmërisë. Shpesh herë drejtësisë së re i drejtohemi si SPAK dhe GJKKO por është një zinxhir i madh i sistemit të drejtësisë. Drejtësia është kryesorja në rrugën e integrimit të BE. Ne jemi një vend që për 34 vite drejtësinë e ka pasur shumë të cunguar.

Ai u ndal shkurtimisht edhe te marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Deputeti socialist tha se kjo marrëveshje i shërben edhe vendit tonë pasi e liston Shqipërinë në listën e vendeve që japin kontribut për zgjidhjen e problemeve të emigracionit.

Krashi: I shërben Shqipërisë sepse e vendos Shqipërinë në listën e atyre vendeve që japin kontribut për zgjidhjen e problemeve të emigracionit, kryesisht emigracionit të paligjshëm drejt Evropës. Emigracioni është një problem jo thjesht italian, por edhe më i gjerë. Dy janë drejtimet, drejt Evropës dhe drejt Amerikës./vizionplus.tv 

Read Entire Article