Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha la banesën e tij këtë të mërkurë për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku pritet t’i komunikohet masa e sigurisë.
Në një prononcim për mediat, pas daljes nga banesa, Berisha theksoi se ndihet më i motivuar se kurrë, ndërsa nënvizoi se pret që vendimi i sotëm të jetë politik dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
“Një trillim fund e krye, një vendim politik të Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për mandatin e katërt, por do ia djegim”, tha ai.
Ndërkohë, Berisha theksoi se synimi i tij është që t’iu rikthejë shqiptarëve votën e lirë, pavarësisht cilitdo vendim që do të merret sot.
“Ne duam t’iu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe opozitën”, tha ai.
Ish-kryeministri do të mësojë këtë të mërkurë masën e sigurisë që do caktohet ndaj tij, pas akuzave që rëndojnë mbi të lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv