Berisha dhe Malltezi kërkojnë liri, zbardhet ora kur do merret vendimi, këto janë argumentet e paraqitura

2 months ago 23

Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kanëzëvendësim të masës së sigurisë. Prej muajsh ata po qëndrojnë në arrest shtëpie, ndërsa të mërkurë atyre iu komunikua zyrtarisht akuza. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Ndërsa këtë të premte, dhëndri i Berishës është paraqitur peronalisht në Apel të Posaçëm për të bërë kërkesën për zëvendësim të masës.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se avokatët kanë paraqitur në gjykatë si argument faktin që janë mbyllur hetimet dhe Berisha dhe Malltezi nuk mund të ndikojnë në prishjen e provave.

Gjyqtare e çështjes do të jetë sërish Ilirjana Olldashi. Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin në orën 14 e 30, për Sali Berishën dhe Jamarber Malltezin/vizionplus.tv

Read Entire Article