Berisha i pandehur, Koçi: “Shpata” e SPAK po godet njëlloj, për herë të parë “peshqit e mëdhenj” para drejtësisë

2 months ago 28

“Para SPAK-ut dhe zgjedhjeve”, kjo ishte tema e emisionit “Quo Vadis” këtë të enjte në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio deputeti socialist Petro Koçi vlerësoi punën e drejtësisë deri më sot.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se si ndihen socialistët tani që në zgjedhje do të shkojnë me një kundërshtar që tashmë është marrë si i pandehur nga SPAK, Koçi tha se procesi ndaj Berishës ka nisur para se të kthehej në krye të PD.

Sipas tij Berisha kërkoi të rimerrte partinë me shpresën që do të kishte një lloj imuniteti.

Pjesë nga debati:

Borakaj: Duket sikur lëvizjet e fundit po tregojnë për një lloj ndikimi që mund të ketë SPAK në zgjedhjet e 2025. Është historike që një ish-kryeministër është tashmë i pandehur. Si ju tingëllon juve?

Koçi: Më në fund kemi një Republikë me SPAK, që do të thotë një republikë ku ka drejtësi, për të vënë në bankat e saj peshq të mëdhenj që deri dje ishte e paimagjinueshme. Kjo është risia e kohëve të fundit. Shpata e drejtësisë i ak rënë të dy palëve pa dallim, për ne ka një akuzë ku shumë më tepër janë socialistët që e kanë pësuar. Ky është një realitet që duhet përshëndetur, përtej dhimbjeve që kanë politikanët. Kështu që jemi në një situatë pozitive që publiku e ka pritur prej kohësh. Në këtë situatë duhet bërë dallimi që pavarësisht se sa socialsitë janë vënë në bankën e drejtësisë, PS mbështet drejtësinë. Nuk ëhstë PS që akuzon drejtësinë apo prokurorët e SPAK me fjalor të papranueshëm. Kemi opozitën e cila duhet të ishte elumtur që kaq shumë socialistë janë në bankën e drejtësisë por e cilëson SPAK si organizatë kriminale, dhe bëjnë protesta para SPAK.

Borakaj: Politkisht si shkoni ju me liderin e opozitës si të pandehur, është një garë më e lehtë?

Koçi: Çështja nuk ak filluar si lider të opozitës. Nisi me historinë si non-grata, patsaj iu përjashtua nga partia nga ish-kryetari i PD. Pastaj nisi çështja “Partizani” dhe ky u bë lider i opozitës pasi mendoi se do ta ndihmonte në procesin ndja tij.

Read Entire Article