Berisha mëson LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit: Një minutë heshtje

1 month ago 34

Sali Berisha ka mësuar live lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit, teksa ishte në konferencë për gazetarët.

Për këtë arsye Kreu i PD  ka mbajtur një minutë heshtje pas shprehjes së ngushëllimeve dhe ka mbyllur koferencën.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer. Të rejshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogadnin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij“, ishte reagimi i Sali Berishës.

Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë./vizionplus.tv

Read Entire Article