Berisha nuk mund të jetë i pranishëm, bashkëshortja dhe vajza e tij shfaqen në homazhet e Gerti Bogdanit

1 month ago 37

Miq, të afërm e familjarë po i japin lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit. Shumë figura politike kanë shprehur ngushëllime ndaj familjarëve gjatë homazheve që po mbahen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mundi t’i japë lamtumirën vetëm përmes konferencës së tij për shtyp, por nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të “arrestit shtëpiak”.

Lexo edhe :

Related Posts

Por ndonëse vetë Berisha mungon, ngushëllimet në emrin e familjes së tij i përcolli bashkëshortja, Lirie Berisha, si dhe vajza e kreut të PD, Ardita Berisha.

Pasi ngushëlloi familjarët, bashkëshortja e ish-kryeministrit u prononcua për mediat, ku shprehu se Bogdani do të kujtohet gjithmonë me shumë dashuri.

“Ngushëllime gjithë miqve, shokëve me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër, por kaq të bukur. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt, me dashuri dhe me mirësi”, tha ajo.

Ndërkohë, Berisha e mësoi lajmin e trishtë gjatë konferencës së tij për mediat një ditë më parë, të cilën e ndërpreu duke kërkuar 1 minutë heshtje në ndër të të ndjerit, Gerti Bogdani. Berisha tha se Bogdani ishte një qytetar e politikan model, që i dha shumë këtij vendi.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer. Të rejshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogadnin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojmë në një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tij“, ishte reagimi i Sali Berishës.

Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak./vizionplus.tv

Read Entire Article