Ish-kryeministrit Sali Berisha iu komunikua mbyllja e hetimeve për dosjen “Partizani”.
Përmes avokates së tij, Klodiana Gjyzari ai firmosi marrjen dijeni për mbylljen e hetimeve, ndërsa ekipit të tij ligjor i duhen 10 ditë për të paraqitur kundër-argumentet ligjore që e morën Sali Berishën të pandehur.
Ai akuzohet nga Prokuroria për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash.
Mbylljen e hetimeve e firmosën edhe katër të pandehurit e tjerë.
Tashmë Berisha, Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, një nga personat që ka përfitur tokë në ish- kompleksin Partizani dhe noterja Andia Pustina do të përballen me gjykatën e Posaçme, nëse dosja do t’i nënshtrohet apo jo gjyqit në themel./vizionplus.tv