20 shkurti shënon protestën e parë të opozitës ku Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, megjithatë lideri i opozitës do përcjellë një mesazh për të gjithë protestuesit duke shfrytëzuar teknologjinë.
Mësohet se lideri historik i demokratëve meqenëse ndodhet në arrest shtëpie, do të mbajë fjalimin nga dritarja e banesës së tij dhe do të transmetohet në ekranin që do të vendoset para kryeministrisë.
“Sali Berisha e thirri protestën, Sali Berisha do ta udhëheqë protestën”, deklaroi Flamur Noka.
Por a do të jetë kjo protestë paqësore?
“Protesta është protestë.”
Noka u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të reaguar kundër korrupsionit të qeverisë, kundër situatës së vështirë ekonomike, kundër shndërrimit të parlamentit në noter të qeverisë
Detajet e organizimit të protestës ende pritet të përcaktohen, por kjo është protesta e parë ku shumica e PD dhe e opozitës është e bashkuar dhe për organizimin e saj kanë punuar Flamur Noka e Gazment Bardhi, Ilir Meta e Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Agron Duka.
Në protestë nuk do të dalë Lulzim Basha dhe demokratët që e mbështesin të cilët kanë deklaruar se nuk do ti bashkohen Sali Berishës në këtë tubim./vizionplus.tv