Biden lidh fatet e Ballkanit me rezultatin e luftës në Ukrainë: Çfarë ndodh nëse SHBA largohet?

9 months ago 27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë. Ai është ndalur te lufta e Rusisë në Ukrainë. Gjatë fjalimit Presidenti ka  përmendur edhe vendet e Ballkanit.

Ai ka pyetur të pranishmit se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia mposht Ukrainën.

Biden ka bërë të njëjtën pyetje edhe rreth asaj se çfarë mund t’i ndodhë Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.

“Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë Biden.

HAPPENING NOW:

Biden: “If we walk away and Russia is able to sustain their onslaught and bring down Ukraine, what do you think is going to happen in the Balkan counties?

What do you think is going to happen from Poland to Hungary?”

#StandWithUkraine pic.twitter.com/IWSvW2y4ZZ

— Alex Raufoglu (@ralakbar) January 19, 2024

Read Entire Article