Biden mbyll kufirin SHBA-Meksikë, Presidenti-republikanëve: Jam gati të firmos një ligj dy partiak

9 months ago 9

Presidenti amerikan Joe Biden, po  merr  masa më të ashpra për sigurimin e kufijve, duke përfshirë mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë.

Me këtë hap ai  po  përpiqet të shmangë sulmet e ish-presidentit Donald Trump ndaj politikës së emigracionit përpara zgjedhjeve.

Disa orë pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson paralajmëroi se marrëveshja për kufijtë në Senat është e vdekur, Biden u dërgoi një mesazh republikanëve.

“Sigurimi i kufirit përmes këtyre negociatave është një fitore për Amerikën. Për të gjithë ata që kërkojnë kontroll më të ashpër kufitar, kjo është mënyra për ta bërë këtë. Nëse e keni seriozisht krizën kufitare, kaloni një projektligj dypartiak dhe unë do ta nënshkruaj atë”, tha Biden.

President i SHBA-ve  mori detyrën duke u zotuar të menaxhojë kufirin në një mënyrë me humane. Por administrata e tij është përballur me realitetet dhe sfidat e ashpra në  kufirin me Meksikë. Kjo ka bere qe republikanet ta kritikojnë ashpër politiken e administratës se tij për menaxhimin e kufijve./vizionplus.tv

Read Entire Article