Biden pret Beniamin Netanjahun, asgjë konkrete për fundin e luftës në Gaza

1 month ago 17
Reklamë

Presidenti amerikan Joe Biden priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë për bisedime që synojnë arritjen e një armëpushimi më të gjatë në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Mirë se erdhe përsëri, zoti Kryeministër. Kemi shumë për të folur, ndoshta duhet të fillojmë menjëherë.”

 “Dua t’ju falënderoj për 50 vitet e shërbimit tuaj për popullin amerikan dhe 50 vitet e mbështetjes për shtetin e Izraelit. Jam i gatshëm të diskutoj me ju sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim për çështjet e mëdha dhe me rëndësi.”

Sipas deklaratës së Shtepise së Bardhe Presidenti Biden shprehu nevojën për të mbyllur boshllëqet e mbetura, për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për  lirimim e pengjeve  dhe për të arritur një fund të qëndrueshëm të luftës në Gaza.

President amerikan gjithashtu ngriti  si shqetësim  krizën humanitare në Gaza, nevojën për të hequr çdo pengesë për dërgimin e ndihmave dhe rivendosjen e shërbimeve bazë për ata që kanë nevojë emergjente.

Në deklarate thuhet se Biden ripohoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua edhe me zëvendës presidenten e SHBA-ve   Kamala Harris. Kandidatja e demokratëve për president shprehu shqetësimin në lidhje me viktimat në radhët e civilëve në Gaza./vizionplus.tv

Read Entire Article