Një punonjës i Bashkisë Peqin ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike këtë të hënë.
Policia njofton se 58-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht, teksa punonte për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”.
Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./vizionplus.tv/