Bisedimet për armëpushim në Gaza, Blinken në Egjipt gjatë kësaj jave

1 month ago 24

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, do të vizitojë Egjiptin gjatë javës, ku temë kryesore e bisedimeve do të jenë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës, siç u raportua dje, të hënën, nga shërbimet e Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë ai propozim, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.”

Në Kajro, zoti Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik SHBA-Egjipt me Ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty. Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me udhëheqësit egjiptianë për të diskutuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe sigurinë rajonale, tha zëdhënësi Miller.

Megjithatë, udhëtimi i dhjetë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article