Mes qeverisë dhe biznesit po çelet një kapitull i ri dialogu.
Gjatë takimit të Këshillit Ekonomik Kombëtar me grupet e interesit, ministrja Delina Ibrahimaj njoftoi se gjatë muajve të parë të këtij viti do të adresohet dhe do të marrë zgjidhje një nga shqetësimet kryesore të biznesit, fuqia punëtore e kualifikuar.
“Aftësimi dhe punësimi janë sfida që sot i ka çdo biznes prandaj ne do të diskutojmë për një propozim që lidhet me trajnimin në vendin e punës të punonjësve dhe duam të propozojmë një instrument I bashkëfinancuar nga qeveria dhe biznesi për të përmbushur të gjitha nevojat që sot biznesi ka për forcë të kualifikuar punëtore”, tha ministrja Ibrahimaj.
Gjatë këtij viti, sipas ministres, do përmirësohet më tej klima e biznesit në vend, duke reformuar inspektimet në terren.
“Në gjashtëmujorin e parë të vitit, do të duhet të angazhohemi në disa tema, si procesi i derregullimit, duke futur në sitë shërbimet dhe duke lehtësuar shërbimet për qytetarët. Reofrma në insspektime ëshjtë po ashtu një reofmrë që fo të disutkuohet me ju, me vetëdijne që inspektorët vështirësojnë klimën e biznesit, gjatë këtij viti ne do të ndërmarrim një reform, që dfo të konsolidojë inspektoratet dhe do të ulë nr e inspektimeve në terren”, shtoi Ibrahimaj.
Në përgjigje të sfidave pas çeljes së negociatave, biznesi shqiptar kërkon edhe një vëmendje më të shtuar për t’u integruar në tregun evropian./vizionplus.tv