Zvonimir Boban, ish futbollisti i shquar i Milanit, nuk ka qenë dakord me mënyrën se si po drejtohet ish klubi i tij.
Ai madje nuk lë as pa përmendur edhe Zlatan Ibrahimoviç duke deklaruar se nuk e kupton rolin e ish-sulmuesit te klubi kuqezi.
“Ibra është një gjeni, por une ende edhe sot nuk e kam kuptuar mirë se cili është roli i tij në klub, cilat janë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij brenda klubit. Gjithsesi shpresoj që të jetë ai i qartë, sepse në fund të sezoni ai do të jetë personi që do të jap llogari për objektivat e realizuar nga ekipi. Nuk më ka ardhur mirë, që ekipi kampion me Piolin i 3 sezoneve më parë, në një farë mënyre u shpërbë, ndërkohë që do të kishte qenë më mirë, që të ruhej boshti dhe mbi të të ndërtohej një ekip i fortë për të ardhmen”, theksoi kroati.