Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit gjerman

8 months ago 11

Është ndarë nga jeta legjenda e futbollit gjerman Andreas Brehme.

Ish-mbrojtësi i famshem i Bayern dhe Inter vdiq mëngjesin e kësaj të marte në moshën 63-vjeçare.

Brehme veç titujve me Inter dhe Bayern, mbahet mend sidomos për golin deçiziv në finalen e “Botërorit 1990” kundër Argjentinës, me penallti, gol që i dha trofeun kombëtares gjermane.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se shkak i vdekjes së Brehme ka qenë një atak kardiak.

Mbrojtësi i majtë dhe mesfushori mbrojtës gjatë karrierës së tij ka luajtur për Saarbrucken, Kaiserslautern, Bayern, Inter Milan dhe Zaragoza, ndërsa stemën e kombëtares gjermane e ka mbajtur në 86 ndeshje ndërkombëtare, duke shënuar 8 gola./vizionplus.tv

Read Entire Article