Dhuna seksuale dhe trajtimi ligjor i këtij krimi ishte një tjetër pikë që u prek në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gazetari Sokol Bregu gjatë diskutimit theksoi se krimi seksual nuk mund të parandalohet, por mund të ndëshkohet fort.
Sipas tij aktualisht po bëhen gati ndryshimet në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimet për krimet seksuale.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Koli sa ka ndryshuar Shqipëria nga 2014-n në 2024?
Bregu: Ka një zhvillim të madh, se më përpara nuk kemi patur një seksion për krimin seksual. Kemi ashpërsuar ligjet, shumë shpejt do të dalë edhe një nen i ri, që është “pa pëlqim”, pasi nëse ti shkon me dikë që ka konsumuar alkool ose lënë narkotike quhet pa pëlqim. Ëhstë bërë goxha sa i përket legjislacionit. Ata që na monitorojnë thonë se ne kemi problem me burimet njerëzore se si e pëërcaktojnë ata përdhunimin. Kriemet seksuale nuk kanë parandalim, por në aspektin e viktimave ne bëjmë shuëm pak, pasi Shqipëria ka problemet e veta sociale ekonomike. Nëse do të parandaloheshin krimet seksuale, vendi i gjashtë në botë për 100 mijë banorë është Suedia, që është vend shumë i mirë ekonomik. E ka 68 përdhunime për 100 mijë banorë.
Pranvera Borakaj: Po ne sa jemi?
Bregu: 5 krime seksuale për 100 mijë banorë. A është kjo shifra reale, a kanë besim të drejtësia? Kjo është një çështje për tu parë.
Muçi: Raportimi është çështje e policisë, çështje e qeverisë.
Bregu: Raporti i DASH në mars të vitit të shkuar këtë prekte se nuk adresohen çështjet e përdhunimit. A ishim në një skandal në Kukës, 2 muaj më parë DASH thoshtë se ngacmimin në zyrë e kemi të jashtëzakonshëm.
/Vizionplus.tv/