Fëmijëra e regjisorit Robert Budina ka qenë e fokusuar te babai. I ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, regjisori Budina tregoi se edhe pse babai i tij kishte qenë ushtarak, e kishte respektuar shumë lirinë e tij.
Ai rrëfeu episode nga fëmijëria e tij kur babai e merrte me vete në kohën që hapeshin tunele, dhe se si kishte hedhur në “erë” Malin e Thatë në Pogradec.
Ndërsa me emocione shtoi se në fëmijëri e kishte patur idhull babain, aq sa kur ai mungonte u merrte erë rrobave të tij.
Pjesë nga biseda:
Budina: Në atë kohë duke qenë një jetë e mbyllur e izoluar, dhe në atë kohë kur një person ti e doje të kthehej gati në një hyjni. Dashuria për një person në diktaturë në pamundësi ti idealizon gjithçka, ishte vetë koha. Kur isha i vogël, im atë ka një moment që më merr mua 5-vjeç, duke qenë shef xhenio, të gjitha tunelet dhe bunkieret e Shqipërisë ai ka punuar për realizimin e tyre. Shkuam në Malin e Thatë më tha shtyp këtë dhe e shtypa unë dhe u hodh në erë mali. Unë shkoja u thoja shokëve që unë hodha në erë malin, ata më thonin ti gënjen, unë u thoja nuk gënjej. Dhe kjo më dha nëj simbolikisht një forcë të jashtëzakonshme, më mertte gjithmonë me vete.
Borakaj: Që mund t’i bësh malet të lëvizin.
Budina: Kjo është shumë e rëndësishme për një fëmijë t’i formosh autoritetin, këtë unë e mora me vete në nënndërgjegjen time. U lidha fort me tim atë, kur ai ikte në shërbim mungonte, ai pinte shumë cigare dhe rrovbat i mbanin erë. Dhe kur ai ikte me shërbim unë ju mbaja erë rrobave ushtarake dhe më dukej sikur e kisha afër. /Vizionplus.tv/