Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediet pasditen e sotme bëri me dije se Partia Demokratike do të depozitojë një amemdament në Kuvendin e Shqipërisë ku do të kërkojë që një pjesë e buxhetit të vendit tonë të përdoret për të ndihmuar ushtarakisht Kosovën.
Basha: Ditën e hënë, PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua për 4 minuta, nga i cili do të kërkojë ndarjen, rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën. Ekspertët kanë hartuar një amendament të plotë dhe është plotësisht e mundshme dhe e arsyeshme, pa cenuar asnjeë interes tjetër që ky amendament të adoptohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Shqipëria të vendosë një rregull që kam bindjen se do të jetë i përvitshëm, përt ë ndihmuar ushtarakisht Kosovën.
Kreu i PD-së, tha se me këtë hap Shqipëria do të tregonte një vetëdije të re sa i takon kushtit të zhvillimeve në Ballkan, të kërcënimit që ato përbëjnë për paqen dhe sigurinë. Ai shtoi se pret seriozitet dhe përkushtim nga kreu i qeverisë dhe nga aktorët e tjerë politikë.
Basha: Patriotizëm nuk do të thotë të këndosh himnin. Patriotizëm do të thotë të jesh i gatshëm të kontribuosh në mbrojtjen kombëtare dhe në mbrojtjen e Kosovës./vizionplus.tv