Çeçenët me medalje në Lojrat Olimpike nën fanellën shqiptare, gazetari zbulon qëllimin e tyre

2 months ago 40

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dolën me medalje të bronzta nga Lojrat Olimpike të Parisit.

Të dy me origjinë çeçene, konkuruan nën fanellën e Shqipërisë në mundje, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është i integruar me vendin tonë, nuk flasin shqip, nuk dinë kulturën dhe nuk kanë jetuar asnjë herë në Shqipëri.

Por sipas gazetarit Erblin Vukaj, çeçenët kanë për qëllim përfaqësimin në arenën ndërkombëtare, kjo pasi Rusi është përjashtuar nga këto evente për shkak të dopingut afatgjatë.

Nëse ata do ishin ën proces integrimi, flasin gjuhën e vendit etj, në rastin konkret nuk është i tillë. Rusia ka disa vite që është ndaluar të marrë pjesë për shkak të doping afatgjatë. Këta individë janë sportisë që kanë vetëm fanellën e Shqipërisë dhe kanë zgjedhur vendin tonë për të qenë pjesë në arenën ndërkombëtare. Nëse Dudaev do kishte lindur në Shqipëri, a do e kishte fituar këtë medalje? Absolutisht që jo”, tha ai në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn.

Gazetari më tej foli edhe për edukimin e fëmijëve shqiptarë në sport.

Edukimi është i gabuar. Ka prindër që e nxisin fëmijën të bëhet pattjetër sportist dhe kur shkojnë 18-vjeç bien në kundërshtim me dëshirën e prindërve.

Kur të vijë mosha e caktuar, ata do e kuptojnë që e kanë sportin për të kaluar kohën”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article