“Cens 2023” nxjerr në pah varfërinë ekstreme, 35 mijë familje nuk kanë tualet në banesat e tyre

1 month ago 32

Të dhënat e Cens 2023 kanë nxjerrë në pah kushtet e jetesës për shqiptarët. Sipas të dhënave të grumbulluara rezulton se rreth 35 mijë banesa në të gjithë vendin, të cilat përbëjnë 4.8 për qind të stokut të banesave të banueshme, nuk kanë tualet brenda tyre. Më i rëndë është fakti se, rreth 1553 banesa me njerëz brenda nuk kanë asnjë lloj tualeti, ndërsa 33,316 të tjera e kanë tualetin në ambientet e jashtme, shkruan Monitor.

Këto shifra reflektojnë nivelin e varfërisë në vend, teksa 35 mijë familje nuk mundësojnë dot as kushtet minimale të jetesës, siç është ndërtimi i një tualeti.

Në anën tjetër në të gjithë vendin rreth 365 mijë banesa ishin bosh ku u zhvillua Cens 2023 rreth (32.9% e totalit), nga të cilat rreth 180 mijë, ose gati gjysma janë në pallate, që kishin përqindjen më të lartë të banesave bosh, me gati 40%.

Banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981, shkruan monitor.

Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave” .

Read Entire Article