Çështja “McGonigal”, Basha: Drejtësia amerikane foli, stisje e ndyrë e Ramës kundër meje dhe opozitës

8 months ago 10

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha, ka hedhur akuza në drejtim të kryesocialistit, Edi Rama, një ditë pas dënimin të caktuar ndaj McGonigal.

Ai theksoi se drejtësia amerikane u shpreh lidhur me këtë çështje duke nxjerrë kështu në pah se si Rama mundi të korruptonte shefin e kundërzbulimt të një vendi aleat.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryeministër të korruptojë shefin e kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik me qëllimin e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

Shumë miq, dashamirës dhe mbështetës kane shprehur habinë deri në frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha.

Kjo edhe pse në fakt që prej ditës se parë unë e kam thënë se gjithçka është një stisje e ndyrë”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Rama ka kryer një operacion kriminal kundër tij dhe opozitës, ndaj duhet të përballet me ligjin.

“Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë’, tha ai.

Sipas Bashës, ky rast nuk është unik, pas kundërshtari i tij politik është përfshirë në të tjera afera për të tjetërsuar votën e popullit./vizionplus.tv/

Read Entire Article