Zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, kryesisht mes Myslim Murrizit dhe deputetit Edi Paloka, në lidhje me protestën e 20 shkurtit.
Flamur Noka: Mbledhja vetëm në një pikë: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratet. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetet takime në qendrat e degëve.
Myslim Murrizi: PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitar të 97′. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende se kam dëgjuar. Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë??? A do hartojmë programin?? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi te besueshëm për qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda për njëri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinzarëshe.
Edi Paloka: Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor.
Ilirjan Kucana: Kjo sallë është shpresëplotë falë bashkimit. Meritë e arkitektit Sali Berisha. Aksioni opozitar mendoj se duhet te fokusohemi më shumë në bazë. Duhet t’i shpjegojmë bazës arrestimin politik të liderit Berisha, si edhe të aktivizojmë këdo që është kundër Ramës.
Lisandër Hoxha: Përshëndes bashkimin. Përçarja është reflektuar dhe në bazë. Pas bashkimit sot të fokusohemi dhe te bashkimi bazës. Krahas bashkimit duhet edhe të hapemi për prurje të reja. Ne jemi në luftë me këtë qeveri dhe duhet ta përmbysim.
Top Channel