Cikli i hakmarrjes po përshkallëzon seriozisht tensionin në Lindjen e Mesme

8 months ago 13
Reklamë

Pakistani nisi sulme me raketa si shenjë hakmarrjeje, duke vrarë nëntë persona, pas sulmeve të Iranit në Pakistan të martën vonë.

Pakistani njoftoi se kishte goditur ato që i referohet si strehimore të terroristëve në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit .

Tre gra dhe katër fëmijë ishin në mesin e viktimave, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Vatra të shpërndara konfliktesh

Shkëmbimi i sulmeve ajrore erdhi në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta me vatra tensioni të shpërndara dhe të ndërlidhura.

Izraeli po lufton grupin palestinez Hamas në Gaza dhe po shkëmben zjarr me Hezbollahun e mbështetur nga Irani në Liban, grupet e mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri po synojnë forcat amerikane, teksa SHBA dhe Britania kanë goditur rebelët Houthi e mbështetur nga Irani në Jemen.

Pakistani dhe Irani kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin për mbështetjen e grupeve militante që kryejnë sulme nga zonat përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

A do të parandalohen sulmet e mëtejshme?

Të enjten, ministria e jashtme e Pakistanit konfirmoi sulmet e saj, të cilat mediat iraniane thanë se ndodhën rreth qytetit të Saravanit.

Pakistani tha se veproi mbi inteligjencën e besueshme të aktiviteteve të afërta terroriste në shkallë të gjerë dhe se terroristët ishin vrarë.

Pakistani nënvizoi ai respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Iranit, por veprimet e tij të enjten ishin një manifestim i vendosmërisë së palëkundur të Pakistanit për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare kundër të gjitha kërcënimeve.

Pakistani dënoi ashpër sulmin e Iranit të martën, i cili goditi një zonë të provincës Balochistan pranë kufirit iranian, i cili vrau dy fëmijë.

Irani këmbënguli se sulmet e tij kishin në shënjestër një grup mysliman sunit që ka kryer sulme brenda Iranit, jo shtetas pakistanezë.

Më herët gjatë javës, Irani sulmoi gjithashtu objektiva në Irak dhe Siri dhe tha se kishte goditur Shtetin Islamik dhe agjencinë e spiunazhit të Izraelit Mossad, për të cilat shtoi se ishin të përfshirë në një bombardim në qytetin iranian të Kerman në fillim të këtij muaji, nga i cili humbën 84 persona.

Analistët vlerësojnë se hakmarrja e Pakistanit rrit rrezikun e përshkallëzimit. Por në të njëjtën kohë, të dy palët janë “barazuar”, tha për BBC Michael Kagelman, kryeanalist për rajonin e Azisë Jugore në Ëilson Center.

“Nëse Pakistani do të frenohej, do të ishte përballur me rrezikun e sulmeve shtesë”, tha ai.

Kina, një aleate e fortë e të dy vendeve, u ka bërë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin.

“Irani dhe Pakistani nuk duan të përshkallëzojnë tensionet në rajon”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas një bisede telefonike me homologët e tij nga të dy vendet.

Në një konferencë për shtyp në Jordani, Fidan tha se Turqia i këshilloi palët të mos përshkallëzohen më tej dhe se qetësia duhet të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Teherani ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt më të gjerë. Megjithatë, grupet që ai mbështet i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të synuar Izraelin dhe aleatët e tij në shenjë solidariteti me palestinezët./vizionplus.tv/

Read Entire Article