“Qytetarët treguan se e donin Gertin”, Shabani: Ata që nuk e futën në listë, sot mbanin radhën

1 month ago 29

Kreu i Nismës Thurja, Endri Shabani, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi deklarata politike për vdekjen e Gerti Bogdanit.

Shabani tha se po ata që i mbyllën derën një njeriu me integritet të lartë politik dhe moral, ishin të pranishëm edhe në funeral.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mendon që Shqipëria nuk i voton, nuk i mbështet politikanët me një diskurs kaq të qartë, të përmbajtur, kaq diplomat, apo vetë klasa politike i minon ata?

Shabani: Klasa politike janë 3 veta që kanë krijuar 3 bunkierë. Gerti nuk ishte tani deputet. Nuk e futen në list, ndëkrohë që sot radha ishte kilometrike. Shqipëria e tregoi çfarë vlerësimi kishte. Mendoni gjtihë ata figura që keni në krye a do të kishin të njëjtin reagim popullor. Gerti ka gëzuar gjithmonë respekt dhe mbështetje popullore. Nuk është përkthyer në karrierë politike aty ku e meritonte ai, jo se nuk e donin njerëzit, pasi shqiptarët njerëz normal duam. Problemi ëhstë bunkuieri, ata të largojnë. Gerti ka qenë një njeri familjar, një familje shembullore. Kudo të ishte Gerti do kishte dhënë njëlloj dinjiteti. Edhe parlamenti ka patur një rol impakt, edhe kur ak qenë student. Është një njeri që është përpjekur të kontribuojë.

Borakaj: I zhgënjyer ku i mbylleshin dyert?

Shabani: Ka qenë i mërzitur, sidomos kur u takuam herën e fundit. Ai kishte një qytetari të jashtëzakonshme, nuk shante njeri, kishte planet e veta. Të jesh i sigurt që pengesa, mashrtrime ngaa ata që duhet ta promopvonin. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article