“Gerti e kishte mendjen për të bërë gjithmonë mirë”, avokati Çenko ka një thirrje për urgjencën

1 month ago 42

Avokati Enea Çenko e përshkruan Gerti Bogdanin si një person që gjithmonë kërkonte të bvënte mirë. Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, avokati kishte edhe një thirrje për stafin e urgjencës.

Avokati Çenko: Gerti e kishte mendjen te prioriteti për të bërë gjithmonë mirë. Gjithmonë ishte i gatshëm, i disponueshëm. 80% e jona jemi shumë shokë të ngushtë me karrigen. Nuk ecim, nuk bëjmë aktivitet fizik. Duhet të ecim dhe të bëjmë aktivitet fizik. Unë do t’i bëj apel stafikt të urgjencës mjekësore të Tiranës… Pesë minuta të mban në telefon, të pyet nga je, nga s’je, ku ndodhesh. Ndërkohë që i afërmi jot thotë “kam një situatë urgjencë”. Duhet të veprojnë me urgjencë. Kur ti i thua “dua ekipin mjekësore në shtëpi sepse kam një urgjencë” nuk ka pyetje të tilla. Kush gënjen ka përgjegjësi penale. Kur vijnë në banesë, restorat apo diku tjetër, kur ti i referon që është një rast urgjent, dhe kërkon që të vijë një mjek, nuk të vjen mjeku, të vijnë infermierët. Nuk mund të bëjnë dot punën e doktorëve dy infermierë. I bëj thirrje që këtë gjë ta ndryshojnë menjëherë. Kjo gjë duhet ndryshuar. Është alarm, është SOS.

Geri Bogdani, baba i dy fëmijëve ndërroi jetë ditën e djeshme, 18 shtator. Dyshohet se 44-vjeçari pësori arrest kardiak dhe arriti pa shenja jete në spital. Ditën e sotme, pas homazheve që u zhvilluan në ambientet e Kuvendit, ish-deputeti demokrat u përcoll për në banesën e fundit./vizionplus.tv

Read Entire Article