Shtimi i goditjeve në zemër te moshat e reja, Meçani: Mendoj se ka ndikuar vaksina

1 month ago 28

Gazetarja Juela Meçani e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ndërsa komentoi ndarjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit, e cilësoi alarmanet rritjen e goditjeve në zemër te moshat e reja.

Sipas saj shtimi i rasteve të goditjeve në zemër te moshat e reja pas vaksinimit është një tregues alarmant.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mendon që ka faktorë të tjerë në rritjen kaq të lartë të vdejkshmërisë në moshat e reja.

Meçani: Unë mendoj që ka.

Borakaj: Ne na ka ndodhur gjatë gjithë këtyre kohëve të dëgjojmë raste të humbjes së jetëve të reja. Rrjetet sociale janë bërë si panoramë e atyre që ndeshemi përditë. Por kur rasti ëstë i tillë ndjeshmëria është shumë e lartë. Ndaj në këtë studiio ngrihen dhe tematika të reja.

Meçani: Unë e kam bindjen dhe nuk kam çfarë t’i bëj, realisht shifrat e asaj që ndodhi janë shumë të shtuara. Mund ta lidhim me stresin, ushqimin, por nuk kam si të mos e lidh me vaksinimin e popullatës.

Borakaj: Mendon se nga deklarata e AstraZenica ka të bëjë me vaksinimim.

Klodiana Spahiu: Ajo që duhej bërë në të gjitha rastet e vdekjeve të papritura është autopsia. Kryerja e autopsisë pas vdekjes është 5%. Pse ndihmon kjo? Seps në bazë të asaj që shikon në autopsi ti gjykon dhe bën një analizë edhe për pjesën tjetër të të afërme. Shkaktarët kryesore janë 5-së, infarkti, Çarja e enëve të gjakut, çarja e aorrtës dhe trombolia. Duhet të flasim në bazë të statistikave.

Meçani: Pse nuk e thoni doktoreshë, që është vaksina. AstraZeneca e pranoi. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article