Vdekja e parakohshme e Gerti Bogdanit ditën e djeshme la në lot familjen e ish-deputetit demokrat, miqtë dhe të afërmit dhe tronditi opinionin publik. Bogdani ishte duke konsumuar kafe me shokët e tij kur u ndje keq dhe shkoi në tualet. Pasi nuk po kthehej në tavolinë pas disa minutash, miqtë shkuan në tualet ku shqyen derën dhe e gjetën pa shenja jete. Menjëherë u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Shkak dyshohet se ishte arresti kardiak. Të shumta ishin reagimet nga radhët e politikës menjëherë pas vdekjes.
“Model për politikën, model për familjen, model si individ! I fisshëm, i hijshëm, i mençur e gjithë pozitivitet”, ishin disa nga fjalët që u thanë pasi 44-vjeçari mbylli sytë.
Gazetarja Juela Meçani e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tha se shumë persona i kanë borxh Gertit. Sipas saj, “qytetari” është fjala që u dëgjua të thuhej më shpesh për Gertin dhe kjo do të thotë se shoqërisë shqiptare i mungon pikërisht kjo vlerë, qytetaria.
Meçani: Reagimi ishte normal, njerëzor. Qytetari, është fjala që e dëgjoje nga çdokush ta thoshte. Fakti që njerëzit veçonin këtë tipar, do të thotë që kjo mungon në këtë vend, sidomos në politikë. Njerëzit këtë i gjenin si një nga virtytet më të mëdha. Tregon që njerëzit duan një debat të qetë, konstruktiv. Gerti ka qenë djalë shumë i ri kur është votuar për minibashki. Kur Gerti pas shumë kohësh u kthye në politikën aktive, doli më i votuari në kryesi. Ishte shumë i lumtur sepse e dinte që i kishte vota të vetat. Ai ishte larguar nga skena politike prej kohësh dhe sërish i mori ato vota. Po ta linin, dhe mos t’i vendosnin shkopinj nën rrota, dhe do pa mbështesin më shumë do t’i merrte këto vota. Nga primaret ishte shumë i prekur pavarësisht ae nuk është shprehur. Forcat tona politike janë të ndërtuara në bërthaman, klanizma, kurse një person si ai…ishte një njeri tipk që vinte nga shkencat ekzakte, i saktë, i prerë dhe i ftohtë në vendimet që merrte. Politika sot…Shumë nga personat aty që dhanë dorën i kanë borxhe. Duhet ta kuptojmë që të gjithë aty do shkojmë, kjo makutëri, kjo rrugë që kemi marrë për suksesin, paranë, karrierën politike, duhet ta kuptojmë që kur kemi individë të tillë mos t’i largojmë vetëm sepse kanë identitetin e tyre dhe nuk ndjekin qorrazi urdhrat e politikës./vizionplus.tv