Çobani shqiptar i vjedh pronarit grek 20 dele, arrestohet nga policia

7 months ago 24
Reklamë

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi  dhe akuzohet për vjedhje.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte i punësuar si çoban, por ka rezultuar se ka vjedhur 20 dele të pronarit grek.

Shqiptari bëri denoncim në polici për humbjen e kafshëve të buta, dhe në bazë të hetimeve dhe provave të mbledhura, autoritetet zbuluan se vjedhja është kryer me ndihmën e njerëzve nga brenda.

Pavarësisht arrestimit të 45-vjeçarit, 20 kafshët e vjedhura nuk janë gjetur ende dhe kërkimet janë në vazhdim./vizionplus.tv

Read Entire Article