Seanca për dhënien e vendimit ndaj deputetit demiokrat, Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale” është shtyrë sërish. Vendimi do të shpallet më 26 shtator, ora 13:00, nga Gjykata e Apelit.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Salianji deklaroi në një konferencë për mediat se nuk ka asnjë fakt e provë që e inkriminon atë në këtë çështje.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë fakt, asnjë rrethanë se si mund të inkriminohem në këtë lloj çështje”, tha ai.
Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë si i mbështetur në prova dhe në ligj për deputetin demokrat Ervin Salianji.
Nga ana tjetër, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.vizionplus.tv